Lufta Ukrainë-Rusi: Raportohet për shpërthime në qendër të Kievit

0
Gjigandi

Dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan mëngjesin e së shtunës në qendër të Kievit, pak para se të binin sirenat e sulmit ajror në kryeqytetin e Ukrainës, ndërsa kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, njoftoi se Kievi ishte nën një sulm ajror. Deri më tani nuk ka informacione për viktima, ndërsa ky është sulmi i parë kundër Kievit që nga fundi i shtatorit.

Shpërthime të forta u dëgjuan në kryeqytet”, shkroi Klitschko duke iu referuar bregut të majtë të lumit Dnieper.

Kujtojmë se të martën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij ka zhvilluar sisteme të reja të mbrojtjes kundërajrore, të cilat janë marrë nga aleatët e tij perëndimorë, duke parashikuar një valë të re sulmesh ruse kundër infrastrukturës së saj energjetike.

 

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu