Bojken Abazi, teksa ka folur për situatën në Ukrainë, është shprehur se e rëndësishme është që kjo e fundit të fitoj luftën përballë Rusisë.
Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, ai tha Rusia po kërcënon me armë bërthamore, por nga ana tjetër ai tha se edhe Perëndimi ka armë të tilla.
Bojken Abazi: Duket se pjesën më të keqe të kësaj lufte ende nuk e kemi parë dhe do të zhvillohet në ditët në vazhdim. Gjëja më e rëndësishme për Ukrainën është fitorja e luftës. Rusia po kërcënon me armë bërthamore, por armë të tilla ka dhe perëndimi dhe këtë e di dhe Putin.
Ndër të tjera ai tha se aleatët kryesorë që ka Putin në Ballkan është Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik.
Bojken Abazi: Padyshim që aleat të Putin janë dy diktator që janë aleat me njëri-tjetrin, për tëpushtuar Ukrainën. Po ashtu ai ka dhe dy alet të tjerë nga Ballkani që është Aleksandër Vuçiç dhe Dodik. Rusia ka bazë ushtarake në Serbi.
Ai tha se në një kohë të tillë nuk është momenti për ta ‘ledhatuar’ Serbinë pasi kjo e fundit nuk e ka dënuar agresionin rus.
Bojken Abazi: Në një situatë të tillë, nuk është momenti për ta ledhatuar Serbinë, nuk është momenti për ta joshur Serbinë. Kjo qasje e perëndimit karshi një diktatori si Vuçiç na ka sjellë këtu ku jemi sot. Serbia nuk është pozicionuar në krah të BE-së dhe Europës sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë,nuk e ka dënuar agresionin e diktatorit Putin. Vazhdon të mbaj hapur bazën agro-ruse në Nish, dhe ndërkohë ka hedhur dhe deklarata agresive ndaj Kosovës.
Për shkak të rezistencës të Ukrainës, perëndimi ka ardhur duke përafruar qëndrimet. Nëse Vuçiç së bashku me Putin dhe Dodik, do të hapte vatra të tjera zjarri në Ballkanin Perëndimor do të gjente një BE shumë të unifikuar dhe një NATO shumë të unifikuar.