Lufta na “merr” 100 mijë turistë, Shqipëria me humbje të mëdha nga konflikti Rusi-Ukrainë

0
Lufta na “merr” 100 mijë turistë, Shqipëria me humbje të mëdha nga konflikti Rusi-Ukrainë
Gjigandi

Jo pak, por 100 mijë turistë nga Ukraina e Rusia pritet t’i mungojnë Shqipërisë këtë verë nëse lufta do të zgjasë.

“Na këto vende ka dhe një kohëzgjatje të turizmit e cila shkon në 5 muaj. Ekonomia jonë do ketë një humbje të konsiderueshëm nga mungesa e këtij tregu në Shqipëri,”

thotë Hasa.

Kryetari i Unionit të Turizmit, Rrahman Hasa, thotë se konflikti pritet të ndikojë negativisht në sezonin e këtij viti duke sjellë humbje të mëdha në ekonomi.

Llogaritet se turistët nga vendet e Evropës lindore i dhurojnë sektorit mbi 70 milionë euro gjatë verës.

RonaTyra

“Kjo vlerë është një vlerë e munguar në ekonominë tonë,”

tha Hasa.

Këtë vit pritej që për çdo javë në tokën shqiptare të uleshin 24 çartera në javë, kryesisht nga Ukraina, por konflikti atje me shumë gjasë mund të sjellë anulim kontratash.

“Kështu s’ka si të vazhdojë të ketë turizëm sepse askush nuk e ka mendjen te turizmi,”

tha Hasa.

Tërmeti e pandemia e Covid-19 e goditën shumë rëndë sektorin e turizmit në Shqipëri, por gjurmë negative pritet të lërë edhe konflikti Rusi-Ukrainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu