LUAN ME KLOD ZOTON, LEPUR PARA LIKES DHE BERISHËS

0
Altin Dumanit
Gjigandi


Nga Adriatik Doçi

Pse SPAK-u heziton të shpallë Ilir Metën, Shkëzenin dhe Jamarbër Malltezin pronarë faktikë të LSI-së, Gërdecit dhe ish Klubit Partizani, luan me Klod Zoton, lepur para Likes dhe Berishës

Me ardhjen në krye të Altin Dumanit, SPAK po fiton autoritetin dhe repotacionin që i takon. Pas kallëzimit që referova unë në 22 shkurt 2023, u godit pronari i biznesit të inceneratorëve, Arben Ahmetaj, i cili u arratis bashkë me disa çanta me para.

Ahmetaj mbrohej nga prokurori Klodian Braho që në prill të vitit 2022, duke fshehur provat.

Një pyetje retorike kam për kolegët e vëmendshëm: Pse në dosjen për Arben Ahmetajn, të gjitha veprimet e kryera hetimore janë bërë pas datës 22 shkurt 2023, pra pas kallëzimit që unë referova në SPAK?!

RonaTyra

Pse nuk u krye asnjë veprim hetimor për Arben Ahmetajn nga prilli 2022 kur u gjetën pagesat korruptive në kompjuterin e Klodian Zotos deri në shkurt të vitit 2023?

Nuk dua merita dhe grada, por të themi të vërtetën.

Ky fakt konfirmon se hetimet janë devijuar nën ndikimin e Arben Ahmetajt dhe Ilir Metës për të goditur ish shokët e tyre, duke shpëtuar veten, si pronarë të inceneratorëve.

Altin Dumani e largoi Klodian Brahon nga dosja, duke udhëhequr një hetim alla FBI që dokumentoi korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt, i cili ndërkohë kishte sponsorizuar një fushatë mediatike kundër inceneratorit të Tiranës, duke e kosnideruar si një biznes që ia kishte marrë Erion Veliaj.

Çfarë ndodh?

Nën fishkëllimat e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe Arben Ahmetajt, Arben Kraja kërkon sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, me argumentin se ka gjetur pronarët faktikë (Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri) dhe se për llogari të tyre janë devijuar rreth 4 milionë euro.

Nuk jam ende i sigurt nëse kjo është në kompetencë të SPAK, justifikohet sekuestro dhe nëse ky veprim do të ketë pasoja financiare. Do të ketë gjykata të tjera që do t’a vlerësojnë.

SPAK po ndjek paratë. Ajo që dua të theksoj sot për publikun është se SPAK duhet t’i ndjekë paratë me të njëjtin ritëm dhe standard.

E kam të konfirmuar se nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur përgjigja për letërporositë e SPAK, duke konfirmuar shpenzimin e qindra mijëra euro nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për lobim, para të padeklaruara dhe rrjedhimisht para të pista.

Dosja është në duart e Arben Krajës dhe Sotir Kllapit.

Gjatë marrjes në pyetje në SPAK, Ilir Meta ka theksuar se nuk ka qenë kryetar i LSI-së, duke tentuar t’a zhvendosë përgjegjësinë drejt Petrit Vasilit, Monika Kryemadhit dhe Endrit Braimllarit, kur dihet se LSI ka qenë dhe mbetet një dyqan i Ilir Metës.

Nuk kanë asnjë mundësi Vasili dhe Braimllari të sigurojnë mbi 1 milionë euro për lobim, për llogari të dyqanit të Metës dhe Monikës.

Ndërkaq, një grup faktesh dhe provash vizatojnë Shkëlzen Berishën si pronar faktik të Gërdecit, një tjetër çështje kjo në duart e SPAK-ut, e cila po hetohet me ritme të ngadalta dhe me veshët nga mesazhet kërcënuese të Sali Berishës.

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ngriti 19 kulla mbi pronën shtetërore të tjetërsuar me anë të pushtetit të vjehrrit, ish Klubi Partizani, me vetëm 39 mijë euro të deklaruara.

Me provat në tavolinë, SPAK heziton të shpallë Ilir Metën pronar faktik të LSI-së, Shkëlzenin pronar fakti të Gërdecit dhe Jamarbër Malltezin pronar faktik të ish Klubit Partizani që e përlau me dorën e vjehrrit kryministër.

Ndëkaq, dy ish shokët e Arben Ahmetajt, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë shpallur nga SPAK deri më tani tre herë pronarë faktikë. Me Zoton luan, përballë Metës dhe familjes Berisha lepur!/skaproblem.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu