“Swiss Music Awards” është një nga evenimentet më të mëdha që organizohet në Zvicër, ku artistët shpërblehen për punën e tyre.
Pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme ishte edhe rap-artistja shqiptare, Loredana Zefi, ndërsa rrëmbeu një trofe për muzikën më të mirë.
Në momentin që prezantuesja tha emrin e biondes ajo u ngrit në këmbë dhe përqafoi këngëtarin Zuna, i cili flitet se është partneri i saj i ri edhe pse këngëtarja nuk ka konfirmuar asgjë deri më tani.
Pranë Loredanës gjithashtu ishte edhe vëllai i saj.
“Best Breaking Act”, ishte çmimi që rrëmbeu dhe kjo nuk ishte hera e parë kur Lori shpërblehet duke qenë kështu një prej artisteve më të pëlqyera në Zvicër e Gjermani.
24-vjeçarja ndër tjerash dhuroi një performancë të mahnitshme para qindra njerëzve që ishin prezentë e po ashtu mbajti një fjalim tejet emocional.
Përkundër ngjarjeve të shumta, Loredana po vazhdon të jetë në formë të përkryer.