Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana është përfolur për një romancë të mundshme dhe shumë emra dolën në skenë, por emri që “mbijetoi” më shumë është ai i reperit të njohur Zuna, pjesë e grupit KMN.
Fillimisht u fotografuan nga fansat në një avion, më pas ata postuan disa foto në makinë ku u kuptua se ishin bashkë dhe së fundmi u kapën MAT në aeroport dhe u zbulua se destinacioni i reperes ishte Londra, por s’dihej nëse do shoqërohej nga Zuna.
Mirëpo tashmë s’ka më dyshime që ata janë bashkë në kryeqytetin britanik sepse fotot e postuara në rrjetet sociale e vërtetojnë këtë.
Ama arsyeja e udhëtimit të tyre në Londër nuk dihet ende, mos vallë për një projekt muzikor siç mund ta shihni në këtë video?