Kur flasim për rolin e femrës në shoqërinë tonë, marrim parasysh faktin se ajo ka potencial të mjaftueshëm për të ecur vetëm në synimet e saja. Natyrisht, se kontirbuti i femrës në shoqëri, në veçanti në politikë është enecnial për zhvillimin e saj. Njëra ndër femrat, ndonësë në moshë të re, ka arritur që më punën e saj të dëshmohet potencial i rëndësishëm për shoqërinë, është Liridona Bislimi.
Liridona, është Asamblistja nga Lëvizja Vetëvendosje në kuvendin komunal në Viti, duke qenë ndër zërat më të fortë në mbrojte të të drejtavë të grave dhe jo vetëm.
Për këtë, Liridona është përzgjedhur nga “Fondacioni Jahjaga” dhe ambasadorja e Holandës Carin Lobbezoo “NL Netherlands”, ndër dhjetë gratë më të suksesshme në Kosovë.Lidhur me këtë, në një prononcim për ” Bota Sot’, zonjusha Bislimi këtë sukses ia atribon “familjes së ngushtë dhe gjerë, miqve të mi, shokëve, dashamirëve dhe e bashkëqytetarëve të dashur, ndaj të cilëve jam përjetësisht falenderuese për mbështetjen, dashurinë dhe motivin gjatë këtij rrugëtimi në politikë”.
Derisa jep mesazhin e grave të cilat nuk gjejnë kurajo për të ngritur zërin se duhet pasur “besim në vizionin tuaj si dhe duhet konsistence, durim dhe në asnjë mënyre dorëzim.Kështu që, vajza të dashura, mos ndaloni së ngrituri zërin tuaj, dhe bëhu ti, shembulli që dikush tjeter të gjej forcën e duhur në atë se çfarë pasqyroni ju”.
Ky sukses për Liridona Bislimin është inkuarim për të gjitha femrat që nuk dorëzohen, por edhe për ato që janë të shtypura se duhet flasin, pasi zëri tyre dëgjohet.