Fotot/ Kjo është ministrja e Jashtme e Kosovës e dënuar me burgim për …

0
Gjigandi

Meliza Haradinaj-Stublla është ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë. Ajo është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-së), e më parë ka pasur detyrën e këshilltares së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ajo ka kryer studimet bachelor në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), në drejtimin politika publike. Studimet postdiplomatike, Haradinaj i përfundoi në Universitetin e Oxford-it, përmes bursës së qeverisë britanike, në specialitetin “Diplomaci”.
Pas përfundimit të studimeve, ajo u rikthye në Kosovë për t’i shërbyer vendit. Ajo u zgjodh anëtare në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë vitit 2009-2013, ndërkaq më vonë themeloi edhe Institutin Kosovar për Diplomaci, organizatë kjo për avancimin e interesit shtetëror të Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare.
Meliza është pjesë e kryesisë së AAK-së, ndërkaq edhe pse mbanë mbiemrin Haradinaj, ajo nuk ka asnjë lidhje gjaku me kryeministrit e Kosovës. Meliza është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Meliza Haradinaj-Stublla është dënuar në 2018 me tetë muaj burgim me kusht dhe 1000 euro gjobë, pasi u shpall fajtore për deklarim të rremë.
Në formularin për deklarimin e pasurisë, të Agjencisë Kundër Korrupsion, nuk e ka deklaruar pronësinë e një biznesi të quajtur “IN MIDDLE LTD”, të regjistruar në Londër.
Çështja është në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu