Lihet në burg 77-vjeçari që vrau të birin, avokati: Viktima tentoi ta hidhte në pus, krimi për vetëmbrojtje

0
Gjigandi

Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari i cili vrau të birin Hamdi Bylykbashi, pak ditë më parë në Maliq në fshatin Zvezdë është lënë në burg.

Në një prononcim për mediat, avokati i 77-vjeçarit Nevzat Tarelli deklaroi se ka dyshime se mund të kemi të bëjmë me një vrasje e në kushtet të vetëmbrojtjes, kjo edhe për shkak se viktima ishte i varur nga alkooli dhe ushtronte dhunë permanente.

“Ka dyshime se mund të mos jemi në këto vepra penale, por mund të jemi në kushtet e vrasjes për vetëmbrojtje, apo për shkak të kushteve të vrasjes si pasojë e tronditjes psikike për shkak të sjelljes permanente dhe në ditën e ngjarjes, të viktimës. Viktima ka pasur varësi të theksuar alkooli dhe ushtronte dhunë permanente ndaj prindërve të vetë.

Edhe ditën e ngjarjes viktima ka ardhur në shtëpi dhe ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Prokuroria ka kryer dhe ekzaminime mjeko-ligjore dhe më pas ka precipituar situata. Klienti im pohon se ka pasur një tentativë të viktimës për ta hedhur në pus, dhe ai ka përdorur për vetëmbrojtje një çekiç duke e goditur në kokë. Ka pasur dhunë fizike e verbale, dhe fjalor poshtërues. Viktima është trajtuar për 3 javë për të lënë alkoolin, por ai nuk e ka respektuar, duke reaguar dhe dhunshëm. Ka shprehur pendesë, ka qarë gjatë gjithë kohës në sallë”, tha avokati Nevzat Tarelli.

77-vjeçari Shefki Bylykbashi akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, por pas hetimeve të kryera nga policia e Korçës është zbardhur, duke çuar në pranga Shefki Bylykbashin, 77-vjeç, i cili me sende të forta qëlloi të birin në kokë, Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç që ndërroi jetë në spital.

RonaTyra

Familjarët fillimisht u kanë deklaruar para hetuesve se 50-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar e si pasojë ka dëmtuar edhe kokën. Por pas hetimeve u siguruan provat, përmes së cilave rezultoi se 50-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është konfliktuar në shtëpi me babanë, Shefkiun, të cilin ka dashur ta hedhë në pusin e ujit në oborr.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu