Lezha është gati për nisjen e sezonit turistik më 26 Maj.
Kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu tha se çdo gjë është gati për të patur një sezon veror të suksesshëm.
Sipas kryebashkiakut të Lezhës, lufta në Ukrainë, nuk do të ndikojë në numrin e turistëve për këtë bashki pasi turistët nga Ukrina, Rusia dhe Bjellorusia janë të pakët në këto plazhe. Ndërkohë që mbizotërojnë turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Ndreu ka përmendur disa nga atraksionet kyresore të Lezhës për turistët.
Sipas Ndreut, në plazhet e Lezhës ndryshe nga shumë plazhe në bashki të tjera, nuk ka patur problematika sa i përket ndotjes mjedisore por as mungesë së vrojtuesve në plazhe dhe nuk do të ketë as në këtë sezon që do të nisë.