Robert Lewandowski do të jetë në gjendje të luajë këtë të shtunë kundër Espanyol, pasi Gjykata Qendrore e Madridit ka dhënë një masë paraprake ndaj sanksionit të vendosur nga TAD, siç raportohet nga klubi katalanas.
Pak ditë më parë u bë e ditur se Gjykata Administrative e Sportit (TAD) vendosi për masat paraprake të kërkuara nga Barça në lidhje me dënimin me tri ndeshje të Robert Lewandowski. Sipas këtij vendimi, sulmuesi polak do të humbiste të tria ndeshjet e La Liga-s kundër Espanyol, Atlético Madrid dhe Getafe.
Tani, me vendimin e dhënë nga Gjykata Qendrore e Kontestit të Madridit, Xavi Hernández do të jetë në gjendje të llogarisë edhe Lewandowski për t’u përballur me bardheblutë këtë të shtunë, në orën 14:00, në “Camp Nou”.
Gjykata e lartpërmendur vendosi se “pretendimi i kërkuar për masën paraprake është lënë në fuqi dhe sanksioni i vendosur ndaj lojtarit Robert Lewandowski pezullohet përkohësisht deri në përfundimin e gjykimit administrativ”.