Rama në Samitin e Ballkanit Perëndimor për Transportin Rrugor: Mbështetja e BE jetike për sigurin…

0
Rama në Samitin e Ballkanit Perëndimor për Transportin Rrugor: Mbështetja e BE jetike për sigurin…
Gjigandi

Kryeministri Rama mori sot pjesë në samitin e zhvilluar në Tiranë, për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin lidhur me transportin rrugor. Pasi i uroi mirëseradhjen përfaqësuesve të vendeve, Kryeministri theksoi se ky takim për të do të vijojë në Ohër me samitin e ardhshëm të Ballkanit të Hapur.

“Samiti i Ballkanit të Hapur është në funksion të ecjes sa më shpejt të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve, shërbimeve dhe jetësimit sa më shpejt në këtë rajon të të katër lirive të Bashkimit Europian. Këto katër liri të lëvizjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor për ne janë jetike, për sigurinë në këtë rajon, për paqen dhe zgjidhjen e konflikteve në këtë zone të Europës është jetike”,

tha Kryeministri.

Duke mos u ndalur te projektet specifike, Kryeministri tha “Më vjen mirë që sot kemi hyrë në një fazë tjetër edhe falë planit ekonomik Europian të investimeve, edhe falë rritjes së mbështetjes së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, edhe të vetë Bankës Europiane të investimeve, edhe falë një sinergjie shumë më të madhe brenda rajonit dhe kuptimi shumë më të thellë e më konkret të domosdoshmërisë për të bashkuar të gjitha këto forca në funksion të së ardhmes”.

Rama duke iu referuar Korridorit Blu, shprehu se një nga segmentet po ndërtohet, ndërsa segmented e tjera janë në fazën e daljes në tender ndërkombëtar dhe shprehu besim që brenda mandatit të tretë të qeverisjes do të shohim frytet e këtij kantieri shumë të madh, edhe pse mbase jo përfundimin e plotë të këtij aksi shumë të rëndësishëm.

RonaTyra

Më tej, Kryeministri shprehu dëshirën që BE-ja të mbështesë Malin e Zi, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të gjitha shteteve të Ballkanit.

“Nga ana tjetër na vjen shumë mirë që më në fund Korridori i Tetë ka hyrë në agjendën e diskutimeve dhe së bashku me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ne jemi të koordinuar dhe shpresojmë që për këtë projekt mbështetja e planit ekonomik dhe e institucioneve financiare nuk do të mungojë dhe as nuk do të vonojë” tha Rama, duke kaluar në një tjetër projekt ndërkombëtar me rëndësi të madhe për vendin.

Në vijim, Kryeministri Rama sqaroi se Porti i Durrësit, projekt që po finalizohet, do të jetë porti i të gjithë Ballkanit Perëndimor, i cili do të ofrojë aksesueshmëri më të madhe dhe me standarde të BE-së për mallrat e të gjithë rajonit, si dhe duke e kombinuar këtë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe projektin tjetër të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe me portin e thatë të Prishtinës, të cilin Rama tha se do të paraqitet në mbledhjen e dy qeverive në fund të qershorit, e që do t’i japë të gjithë rajonit një fuqi të madhe e të re.

Duke theksuar se nuk ia vlen të humbasin më kohë duke qëndruar me kurriz nga njëri-tjetri, Rama tha se nuk e kemi luksin të humbasin asnjë ditë e jo më vite të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu