Leka Bungo: Elvi Fundo u pendua kur më tha spiun pasi më ngatërroi me babanë e tij, ja pse surrat nallania e nxori sërish kokën nga gjirizi i port-hales CNA!

0
Gjigandi

Regjisori dhe skenaristi Leka Bungo, njëkohësisht kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, ka shpërthyer ndaj ish zyrtarit të PD-së, Elvi Fundo. Disa muaj më parë, Fundo, përmes portalit të tij CNA (edhe pse në gjykatë pretendon se nuk është ai pronari, me sa duket për shkak të gjyqeve brenda dhe jashtë vendit për shpifje), hodhi dyshime se Leka Bugo ishte ish Spiun i Sigurimit të Shtetit.

Bungo reagoi duke hedhur poshtë këtë pretendime. Por, Bungo, përmes një tjetër letre, ditën e djeshme, thotë se Fundo tashmë e akuzon si hajdut. Bongo shkruan se Elvi Fundo është penduar kur e akuzoi si spiun dhe madje sipas tij donte t’i kërkonte falje, pasi e kishte ngatërruar me babanë e tij. Leka Bungo duket se i referohet një dokumenti të publikuar në media, i cili tregon se babai i Elvi Fundos, Emil Fundo, kishte qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit.

 

Në letrën e dytë, Leka Bungo shpërthen ndaj Elvi Fundo, me një gjuhë të ashpër. Leka Bungo është mik për kokë me Gjergj Lucën. Ky i fundit i jep çdo muaj rreth 2.5 mijë euro Elvi Fundos. Jo vetëm kaq. Por, disa muaj më parë, Luca, i mbështetur edhe Fundo, ndërmorën një aksion për reformimin e medias dhe kundër shpifjeve. Mbetet për t’u parë nëse Luca do të ndryshojë mendim kur të lexojë letrën e mikut të tij, Leka Bungo.

 

RonaTyra

Letra e Leka Bungos

 

Drejtuar Elvi Fundo

 

Nga Leka Bungo

Bashkëpunëtor i sigurimit dhe Hajdut (Pa shkeputje nga puna)

“Kurrizos as VARRI nuk ia drejton trupin”. Populli

Ne Port-halen tende , CNA disa muaj me parë shkruaje se : “ Leka Bungo ka qene BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT “ dhe natyrisht si njeri I shkolluar nuk mund te beje akuza te tilla pa botuar edhe FAKTET .

Mirëpo ti hynë ne racën e atyre qe SHPIFJEN e konsiderojnë FAKT .

Është kjo arsyeja qe karriera ne shtyp te ka renditur ne Gazetaret me te “shquar” te vendit .

Pak dite me vone me thane qe ishe penduar dhe do me kërkoje te falur sepse kish ndodhur një keqkuptim , me kishe ngatërruar MUA me të tatë .

Mirëpo Minjtë e gjirizeve ( HALEVE ) te cilët dihet me se ushqehen, nuk mund te jetojnë një kohe te gjate pa e nxjerr kokën jashtë sepse u duhet te marrin edhe fryme .

Kësisoj , pa kaluar tre muaj nxore serish kokën nga gjirizi i Port-hales.

Tende , more fryme dhe shkrove përsëri . Por kësaj here nuk me akuzoje si spiun sigurimi por thjeshtë hajdut .

Kësaj radhe nuk me ngatërrove me Te Tate , kësaj radhe me ngatërrove me veten tënde .

Ne radhe te pare ke një jete te tere qe shpif dhe kjo tregon se ke respekt për profesionin tënd .

Diku kam lexuar se prostitucioni dhe shpifja janë profesionet me te hershem ne bote .

Por ne ndryshim nga Prostitutat qe e nxjerrin bukën e gojës nga “trupi” i tyre, “ gazetarë“ si puna jote ushqehen me trupat e te tjerëve .

Ndryshe nga opinion yt ndaj meje , unë kam respekt te veçantë ndaj teje .

Kjo per te vetmen arsye se : Ti nuk je: Legen , Plehër ,spurdhjak , pederast ,mashtrues , qelbësirë , bajge ,gore ,hale, klysh spiuni ( JO e jo ) , gjobaxhi , hajdut , mostër , karagjoz , qelbanik , koqe , fundërrinë , dhic , ordiner , gëlboqe , lapangjoz , gomar , psikopat , batakçi ,qen bir qeni, bashibozuk , rrugaç , gënjeshtar , pis , zorraxhi , servil , çapaçul , dallkauk , palaco , rrote , karabush , psikopat , teveqel , lamash , idiot , rrjepacak , lavire , derr , pordhac , qurrash , zvarranik , bushtër , zgjebs , kodosh , surrat nallane , kopil , hafije , rronxho ponxho , skizofren , karagjoz , mut muti …….

Asnjë nga epitet e mësipërme veç e veç por edhe marre së bashku nuk arrijnë te vizatojnë portretin tend.

Sepse ti nuk je i tillë. Ti je thjesht shpifës./prapaskena

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu