Lejuan legalizime të paligjshme/ Ulsi Manja: Kanë nisur hetimet për zyrtarë dhe ish zyrtarë

0
Lejuan legalizime të paligjshme/ Ulsi Manja: Kanë nisur hetimet për zyrtarë dhe ish zyrtarë
Gjigandi

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mbajti një konferencë për media dhe bëri me dije se kanë nisur hetimet për zyrtarë dhe ish zyrtarë në lidhje me legalizimet e paligjshme.

Ulsi Manja: Sot do të bëj me dije 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë që janë kallëzuar penalisht dhe 75 të tjerë për të cilët kemi propozuar vërejtje. Janë kallëzuar penalisht në Pogradec 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë kane lejuar e legalizuar një objekt në kundërshtim me ligjin.

Rasti i parë, kishte të bënte me bashkinë Pogradec, ku janë kallëzuar 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë, pasi kanë Lejuar ndërtimin e nje objekti brenda shkollës.

Sipas ministrit, ky objekt është pajisur me certifikatë pronësie në kundërshtim me ligjin.

Ndërsa rasti i dytë lidhet për disa legalizime për zonën Kanali i Cukës dhe pas hetimeve në Kadastrën  e Sarandës janë vërejtur legalizime të paligjshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu