Këlliçi pro bashkimit të së djathtës: Basha nuk ka asnjë mbështetje

0
Këlliçi pro bashkimit të së djathtës: Basha nuk ka asnjë mbështetje
Gjigandi

Deputeti i Partisë Demokratike njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi u është përgjigjur kërkesës së kolegëve të tij demokrat për bashkimin e të djathtës.

Në një intervistë televizive, ai u shpreh se bashkimi nuk duhet të vijë përmes kushteve, por përmes një procesi që në thelb ka votën e demokratëve.

Këlliçi shton se  meknizmi më i mirë në demokraci është vota.

“Ne nuk vijmë me mentalitet përjashtues, ne vijmë me mentalitet përbashkues, ashtu siç kemi bërë që ditën e parë. Ne nuk merremi me emrat, por me parimin dhe parimi në këtë mes është vota. Kushdo që mendon se ka mbështetje, të futet në garë dhe janë demokratët ata që vendosin. Në demokraci nuk ka mekanizëm më të mirë sesa vota

“, tha ai.

RonaTyra

Kërkesën e një grupi deputetësh që edhe Sali Berisha të largohet, Këlliçi e quan absurde.

“Ky është absurdi më i madh. Këta deputetë vetë kanë artikuluar që Sali Berishën e kanë përjashtuar përjetësisht nga PD, e kanë përjashtuar nga çdo funksion, e kanë hequr nga grupi parlamentar, nga çfarë duan këta që të bëjë një hap pas Berisha? Nga mbështetja e demokratëve? Është në absurdin logjik që një pakicë uzurpuese t’i vendosë kushte një maxhoranca te faktuar”,

tha deputeti.

Për Këlliçin, Lulzim Basha nuk ka asnjë mbështetje edhe pse sipas tij PD ka ende vend për të.

“Në komisionin e Rithemelimit askush nuk është i tepërt, madje ne e kemi thënë as Lulzim Basha nuk është i tepërt, edhe pse e ka shkatërruar Partinë Demokratike, edhe pse për interesa krejt personale e ka çmontuar këtë forcë politike. Ne kemi thënë që nëse gjykon se ka mbështetës, derën e ka të hapur dhe le të qëndrojë fraksion në PD”,

thekson Këlliçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu