Lansohet “Kripto sateliti” i parë në orbitë falë kompanisë SpaceX

0
Lansohet “Kripto sateliti” i parë në orbitë falë kompanisë SpaceX
Gjigandi

SpaceX ka arritur me sukses të kryej misionin e pestë – lansimin e satelitit të vogël Transporter-5 nga qendra hapësinore në Cape Canaveral në Florida.

Ky është misioni i parë ku SpaceX lanson “kripto satelitin”, kurse tashmë është bërë e ditur se drejtori ekzekutiv i kompanisë Elon Musk, është “i përzier” në kriptovaluta,.

Fjala është për satelitin Crypto-1, që është dizajnuar nga start-upi amerikan Cryptosat, e që paraqet një themel për kriptografi të sigurtë lidhur me blokchain në hapësirë.

Është një satelit i vogël me madhësi të filxhanit të kafesë, duke marrë parasysh faktin se është i “paprekshëm” në hapësirë dhe do të transmetojë komunikime të hapura – askush nuk do ta rrezikojë – e kushdo që ka antenë do të mund të përcjell transmetimet e tij. Do të përdoret për lansimin e blokchain të sigurtë në platformën Web3.

Cryptosat tashmë ka kryer disa teste në stacionin ndërkombëtarë hapësinor, me qëllim që të hulumtohet siguria e të dhënave në hapësirë – kurse në mars u testua protokolli Drand, sinjali i parë i besueshëm publik.

RonaTyra

Sateliti i lartpërmendur udhëtimin e realizoi me raketën Falcon 9.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu