Deputetja e PD-së Grida Duma ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga mandati i saj si deputete.
Burime për Abc24.al bëjnë me dije se Duma do të bëhet drejtoreshë e përgjithshme e Top Channel.
Përmes një deklarate për mediat, Duma njoftoi se vendimi që ka marrë është i duhuri pasi në politikë mund të qëndronte thjesht për të mbijetuar. Më tej ajo ka shtuar se nuk do t’ia falë kurrë politikës së llumit.
“Kam dorëzuar mandatin të deputetes. Pas një përpjekje të gjatë, ky është vendimi i duhur. Fal njerëzve që përfaqësoj nuk mund të zgjidhja me të thjeshtën, atë që të qëndroja. Mund të qëndroja thjesht për të mbijetuar, dhe shitjen e herëpashershme. Nuk i jam larguar kurrë përgjegjësisë por kam mbrojtur dhe të tjerëve. Më kanë goditur sepse nuk gjetën një ndryrje duarash, për vete e kam ditur që do e paguaj këtë kosto. Nuk do t’ia fal kurrë politikës së llumit”, tha ajo.