Kylian Mbappe dhe supermodelja ‘kapen mat’, ndizen thashethemet rozë

0
Kylian Mbappe dhe supermodelja ‘kapen mat’, ndizen thashethemet rozë
Gjigandi

Kylian Mbappé tashmë është i përqendruar te kombëtarja franceze, pasi ka shfrytëzuar më së miri ditët e pushimit që ka pasur qysh nga ndeshja e fundit me Paris Saint-Germain. Futbollisti u zhvendos menjëherë në jug të Francës dhe u fotografua në bordin e një jahti në ujërat e Mesdheut.

E gjithë kjo përpara se të vishte rrobat e tij më të mira për të marrë pjesë në një event në hotelin ekskluziv “Cap-Eden-Roc” në Kanë, ku u fotografua me Stella Maxwell, duke nxitur thashethemet për një lidhje të mundshme.

Në pamjet e publikuara nga lojtari, ai shfaqet i shoqëruar nga supermodelja belge gjatë një mbrëmje idilike në të cilën përveç kësaj nuk kanë ngurruar të ndajnë edhe puthjen e herë pas hershme në faqe. Të dy morën pjesë në një gala; ajo e veshur me Hugo Boss dhe ai me Dior.

Fotot vetëm sa kanë shtuar spekulimet, edhe pse duhet mbajtur mend se Stella deri më tani ka pasur lidhje romantike me femra si Miley Cyrus, Kristen Stewart apo Lily-Rose Depp. “Sinqerisht, nuk kam qenë kurrë e shqetësuar për seksualitetin tim. Mezi pres që bota të arrijë në pikën që ne të mos mendojmë për preferencat seksuale të dikujt, gjininë e tij. Le të jetojmë vërtet, të pranojmë dhe të festojmë individualitetin e njerëzve”, – tha ajo në vitin 2020.

Nga ana e tij, Mbappe vazhdon të insistojë në ruajtjen e sekretit për jetën private dhe nuk ka komentuar për asnjë lidhje. Sigurisht, disa muaj më parë ai siguroi se ishte shumë i lumtur në planin personal: “Jam shumë i lumtur në jetën time personale dhe kjo ka një ndikim. Kjo është gjëja më e rëndësishme dhe më ndihmon të performoj mirë si futbollist”.

RonaTyra

Në atë kohë, shtypi francez foli për një histori dashurie mes futbollistit të PSG-së dhe Emma Smet, me të cilën u pa në “Parc des Princes”. Megjithatë, e reja nuk vonoi të mohonte çdo lloj marrëdhënieje mes të dyve, përtej miqësisë: “Po e them sërish: nuk kam pse të justifikohem për shkak të miqve me të cilët më fotografojnë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu