Larja e flokëve çdo ditë mund të shkaktojë dëme, duke çuar edhe rënie të flokëve, paralajmëron Sam Cinkir, CEO i “Este Medical Group”. Eksperti i flokëve u shpreh edhe kundër përdorimit të ujit shumë të nxehtë pasi thahet skalpi i kokës dhe mund t’i dobësojë rrënjët. Kjo gjithashtu mund t’i bëjë fijet më të brishta, duke çuar në dëmtime dhe rënie, tha ai. Ai shpjegoi se për shumicën e njerëzve, ‘e mesmja e artë’ është larja e flokëve një ose dy herë në javë, maksimumi.
Eksperti tha: “Rëndësia e kujdesit personal dhe të qenit ‘të pastër’ është rrënjosur tek ne që në moshë të re, por ekziston një gjë e tillë si teprimi. Të lani flokët shumë shpesh mund të çojë në një sërë problemesh, nga ngatërrimi, majat e çara dhe thyerjet deri te skalpi i thatë dhe që ju shkakton kruajtje, veçanërisht nëse bëhet me shampo të ashpër. Flokët tanë prodhojnë një vaj natyral të quajtur sebum, i cili ndihmon në mbrojtjen nga humbja e lagështirës, por larja shumë shpesh me shampo e heq këtë dhe i lë flokët tanë të prekshëm ndaj dëmtimit.”