Ky ushqim forcon zemrën dhe ul sheqerin në gjak

0
Gjigandi

Qepa është një perime e preferuar e shumë njerëzve. E hamë në sallatë, si shtesë në pjata, por me kujdes për shkak të aromës së saj. Mjekët rekomandojnë që të hamë të paktën një qepë të papërpunuar çdo ditë. Qepa përmban antioksidantë, vitamina dhe minerale që ndihmojnë në forcimin e flokëve dhe thonjve.

Kjo perime ndihmon në normalizimin e gjumit për shkak të përmbajtjes së L-triptofanit në të. Përveç kësaj, qepët ndihmojnë në përmirësimin e funksionimit të traktit tretës dhe eliminimin e kapsllëkut, si dhe japin një ndjenjë ngopjeje, pavarësisht përmbajtjes së ulët të kalorive.

Disa studime kanë treguar se qepët normalizojnë nivelin e sheqerit në gjak, por edhe se ato hahen më së miri në mbrëmje. Mjekët rekomandojnë veçanërisht qepën e kuqe për shkak të vitaminave të vlefshme që përmban.

Është një burim i pasur i vitaminës C, veçanërisht i lëkurës së tij, dhe vepron si një antioksidant i fuqishëm. Qepa e kuqe gjithashtu përmirëson rregullimin e zorrëve, forcon zemrën dhe rikthen forcën e trupit. Ndikon në uljen e presionit të gjakut dhe nivelin e kolesterolit të keq, por edhe zvogëlon rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Gjithashtu e dobishne për dietën e diabetikëve sepse përmban një hormon bimor të ngjashëm me insulinën. Rekomandohet për personat që kanë probleme me alergjitë sepse redukton reaksionet inflamatore.

RonaTyra

Është e shkëlqyer edhe për nxjerrjen e lëngjeve të tepërta nga trupi, ndaj rekomandohet për artritin, përdhesin dhe sëmundjet e ndryshme reumatizmale. Përveç shëndetit, qepa e kuqe është e mirë edhe për pamjen, sepse lëndët ushqyese që përmban ushqejnë dhe pastrojnë lëkurën dhe eliminojnë bakteret.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu