Kuvend / Hiqet nga rendi i ditës miratimi i Aktit Normativ për ‘kompesim të çmimit’ të materialeve të ndërtimit

0
Gjigandi

Ishte deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka kwrkuar kërkoi shtyrje tw projektligjit nw lidhje me aktin normativ për ‘kompensimin e çmimeve’.

Sakaq kjo wshtw pritur mirw nga ana e mazhorancws, ku kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se palët ishin dakord që ky projektligji të diskutohej dhe miratohej në seancën e radhës.

Vasili: Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet sociale, ky projektligj nuk u shqyrtua dot jo për mungesë dëshire, por se përfaqësuesit e qeverisë që duhet të mbronin ligjin, e patën të pamundur që të vijnë për shkak të impenjimeve të tjera. Kjo është shkelje, pasi një akt i tillë s’mund të vijë në sallë. S’do ndodh asgjë e jashtëzakonshme, pasi zbatimi i rregullores është minimal. Duhet të shtyhet ky akt.

Balla:Duke qenë se java tjetër është java e gjelbër, ndaj biem dakord që kjo javë të shtyhet. Data 2 korrik është afati i fundit i shqyrtimit të aktit normativ. Duke qenë se kemi dakordësi të dy grupimeve më të mëdha, PS dhe PD, kjo çështjes të shtyhet me këtë shënim që të zhvillohet seanca në datën 30. Nuk është detyruese, që komisionet të shtyhen.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu