Për t’i lënë përshtypje të forta gjinisë së kundërt në takimin e parë kushtoni kujdes këtyre gjërave, këshillojnë shkencëtarët.
Në takimin e parë më së shumti refuzoheni për shkak të aromës së pakëndshme të trupit dhe erës së pakëndshme të personit tjetër, thonë shkencëtarët.
Kur bëheni gati për takimin e parë, me siguri mendoni se çfarë të vishni, si t’i rregulloni flokët dhe cilat atribute fizike t’i theksoni.
Mirëpo, studimi të cilin e ka bërë ekipi amerikan i shkencëtarëve, ka treguar që disa gjëra të tjera janë më të rëndësishme.
Ata kanë konstatuar që në takimin e parë më së shumti refuzoheni për shkak të aromës së pakëndshme të trupit dhe erës së pakëndshme të personit tjetër.
“Njerëzit më tepër fokusohen në dukjen e jashtme, çfarë modeli flokësh të bëjnë ose çfarë të veshin dhe harrojnë që higjiena, mirësjellja dhe sinqeriteti kanë rëndësi shumë më të madhe”, thotë psikologia Dona Doson, udhëheqëse e hulumtimit.
“Pra, nëse dëshironi që te dikush të lini përshtypje të mirë, më mirë kujdesuni për pastërtinë”, këshillon ajo.