Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për ngritjen e Komisionit për çështjen “Bechetti”, reagon Gazme…

0
Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për ngritjen e Komisionit për çështjen “Bechetti”, reagon Gazme…
Gjigandi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e PD për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Bechetti”.

Bardhi thotë se nuk ka asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese që të pengojë opozitë t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. Ai shton se ndjen keqardhje që GJK nuk po reformon vetveten duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare.

Reagimi i Bardhit

Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet!

Asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu