Kush po gënjen?/ ‘Thatësirë’ në turizmin në terren por ministrja raporton bum vizitorësh

0
Gjigandi

Nga Marina Kërçeli:

Edhe pse këtë vit ka pasur rreth 100 mijë turistë më pak për shkak të luftës, nga ana e ministrisë së Financave sektori i turizmit ka pasur rritje në ekonomi dhe fluks të shtuar të vizitorëve.

Sipas të dhënave nga Monitor rezulton se turizmi është në krizë, ku të shumtë kanë qenë ata qytetarë të cilët kanë ndarë pamje nga bregdeti bosh.

“Popullimi i plazheve ka rënë me 50%, ndërkohë baret dhe restorantet pohojnë se aktiviteti ka rënë së paku 30-40 për qind”.

Ecuria e turizmit është prekur jo pak që prej fillimit të pandemisë, ku vetë ministrja Ibrahimaj theksonte se numri i pushuesve vitin e kaluar ishte më i pakët. Kjo për shkak të masave të vendosur nga qeveria.

RonaTyra

“Turizmi kontribut pozitiv për ekonominë. 23% më shumë u rrit qarkullimi i biznesit në sektorin e Hoteleri-Turizmit, referuar deklaratave të TVSH-së për periudhën Maj -Qershor 2022 krahasuar me Maj -Qershor 2021.Pothuajse të gjithë aktivitetet e këtij sektori rezultuan me rritje, përkatesisht “Akomodime të tjera” me 80% dhe “Hotele dhe struktura të ngjashme” me 57%.Punësimi gjithashtu shënoi rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ose me rreth 23% krahasuar me periudhën para pandemisë (2019). Këto shifra dhe jo perceptimet që përshfaqen lart e poshtë këto ditë, tregojnë qartë për ecurinë e këtij sektori të rëndësishëm, rritjen e konsumit dhe vlerën që turizmi ka në rimëkëmbjen e ekonomisë”, kështu deklaroi ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj me atë të një postimi në ‘Facebook’.

Bregdeti i Durrësi-Golemit është i vetmi që ka më shumë pushues në njësitë akomoduese në krahasim me vitin e kaluar.

Dobët rezulton Shëngjini, ku zënia e kapaciteteve është 70-75%.

Modeli i ri i zhvillimit të turizmit në qytetin bregdetar të Durrësit, që në fakt ishte i pari që u godit nga betonizimi masiv, tashmë duket se e ka gjetur rrugën e suksesit. Vitet e fundit, ndërtimi i hoteleve me standard dhe kapacitete, që futën shërbimin të gjitha të përfshira (pas rritjes së kërkesës dhe parablerjeve nga agjencitë e huaja turistike), shndërrimi i pallateve të vijës së parë kryesisht në hotele apo apartamente të menaxhuara, çmimet konkurruese, hapësira bregdetare dhe shëtitorja, kanë sjellë vlerë të shtuar për zonën dhe kanë ndikuar në rritjen e punësimit. Në kontrast, qeveria nuk ka arritur të mbështesë këtë zhvillim as me ndërtimin e një infrastrukturë minimale, që ende pas shumë vitesh nuk ka përfunduar.

Shqipëria për hir të së vërtetës ka një turizëm sezonal dhe pothuajse 62% e turistëve lëvizin këto tre muaj qershor, korrik, gusht. Duke qenë se jemi drejt mbylljes së këtij sezoni, pritet të behet dhe bilanci i saktë se si kanë qenë shifrat këtë vit. Përpos kësaj ngjarjet tragjike gjatë këtij viti kanë ndikuar negativisht sa i takon sigurisë nw brigjet e bregdetit dhe zonat malore.

 

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu