Menjëherë sapo doli nga izolimi, Luizi vuri ‘në lëvizje’ të gjithë shtëpinë.
Ndonëse ai nuk i takoi mbrëmjen e kaluar dy banorët e rinj, Luizi nuk i priti aspak mirë ata, kur doli nga izolimi.
Ky i fundit i tha Xhonit, banorit të ri, që të ngrihet menjëherë nga shtrati i tij dhe t’i heqi gjërat që aty. Reagimi i ashpër i Luizit, vjen pasi përmes monitorit të shfaqur në dhomën e izolimit, ai dëgjoi teksa Xhoni refuzoi daljen e tij dhe Efit nga dhoma.
Luizi nuk e përshëndeti fare Xhonin, ndërsa Valbona Memës i dha një përqafim.