Ajo e di se për të qarë, apo për të hapur zemrën dhe shpirtin e saj, ka nevojë për forcë. Edhe pse është e vështirë, ajo do të thotë përherë të vërtetën. Do të mbetet gjithnjë e vërtetë dhe reale.
Mbështet femrat e tjera
Edhe pse nuk bën përjashtim, pra edhe ajo mund të ketë disi zili bukurinë, apo suksesin e femrave të tjera, sërish nuk e vë në dukje këtë gjë. Në vend që t’i trajtojë femrat e tjera si rivale, i trajton ato si motra. Ajo di t’i mbështesë femrat e tjera.
Beson tek vetja
Nuk ndalon asnjëherë së besuari se do të ketë sukses në të ardhmen. Mund të dështojë, por një femër e fortë ngrihet sërish dhe ecën përpara në jetë. Nuk ndalet asnjëherë pa i arritur gjërat që synon, sepse është luftëtare.
Di të thotë “Jo”
Ka aftësinë të bëjë shumë gjëra, por e kupton edhe se disa herë s’mund t’i bësh dot të gjitha gjërat. Një femër e fortë i njeh limitet e saj dhe di të thotë “Jo”, pa e mërzitur edhe personin përballë saj.
Kujdeset për veten e saj
Ajo e di se personi i vetëm, tek i cili mund të mbështetet plotësisht, është vetja e saj. Kjo është arsyeja se pse përherë përpiqet t’ia dalë mbanë e vetme. Sillet gjithmonë sikur të ishte shoqja më e mirë e vetes së saj.
Di kur të kërkojë ndihmë
Ajo i njeh aftësitë e saj dhe kur e sheh se e ka të vështirë t’ia dalë e vetme, nuk ngurron të kërkojë ndihmë. Një femër e fortë e di se paaftësia e saj për të bërë gjithçka nuk është një dobësi. Edhe personat më të fortë, kanë nevojë ndonjëherë për një ndihmë nga të tjerët.
Mund t’i mbijetojë momenteve të vështira
Edhe për të ka momente të vështira, si për çdo person tjetër, por nga gjithë gjërat që i është dashur të përballet, ajo është mjaftueshëm e fortë për të besuar tek vetja dhe për t’u bërë akoma më e fortë nga çdo problem që kalon.