Kryeziu, Pupovci e Kokaj do ta përfaqësojnë Kosovën në EYOF Vuokatti 2022

0
Kryeziu, Pupovci e Kokaj do ta përfaqësojnë Kosovën në EYOF Vuokatti 2022
Gjigandi

Kiana Kryeziu, Alba Pupovci dhe Drin Kokaj, janë tre skitaristët që do të marrin pjesë në Festivalin Olimpik Dimëror për të rinj (EYOF) Vuokatti 2022. Kështu u bë e ditur në një konferencë për medie që u mbajt të premten nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Teksa u shpreh i kënaqur me të arriturat e deritanishme të ekipit të skitarëve, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi pret që në këto gara garuesit e përzgjedhur të japin maksimumin dhe të kenë një paraqitje dinjitoze.

Krasniqi: Ekipi përbëhet nga tre garues, Kiana Kryeziu, Drin Kokaj dhe Alba Pupovci

“Ekipi olimpik i Kosovës do të marrë pjesë për herë të tretë në EYOF Dimëror për të rinj. Ekipi përbëhet nga tre garues, të cilët janë Kiana Kryeziu, që ka qenë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Pekin 2020. Kemi edhe Alba Pupovci dhe kemi Drin Kokaj[.]Pritshmëritë tona në këto lojëra olimpike për të rinj janë që garuesit tanë të japin maksimumin dhe të kenë një paraqitje dinjitoze në këto gara

“, tha Krasniqi.

RonaTyra

Edhe kryetari i Federatë Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, pret nga ekipi kosovar të ketë rezultate të mira në këtë garë.

Kelmendi: Kemi pritshmëri sa i përket rezultateve

“Sa për pritshmëritë atje, unë mendoj që njëkohësisht, qysh e patëm edhe fatin që të shkon dhe të shënon një olimpiadë femra e parë në histori të Kosovës, atëherë mendoj që edhe atje do të kemi një pritshmëri të mirë sa i përket rezultateve dhe vetëm ju uroj shëndet, fat dhe rrugë të mbarë

“, tha Kelmendi.

Një prezantim të mirë të Kosovës në Voukatti të Finlandës nga skitaristët po e pret edhe trajneri i ekipit kosovar të skitarisë, Agim Pupovci. Madje ai beson që prezantimi do të jetë i mirë.

Pupovci: Besoj që do të kemi një prezantim të mirë

Besoj që do të kemi një prezantim të mirë dhe do ta kem parasysh se atje janë po ashtu të gjithë garuesit më të mirë të Evropës në moshat e juniorëve. Presim një prezantim të mirë prej garuesve

“, tha Pupovci.

Mediave iu drejtua edhe skitarja Kiana Kryeziu, e cila kishte një kërkesë të veçantë për të gjitha femrat që merren me sport në Kosovë.

Kryeziu: U bëjë thirrje femrave që merren me sport që të ndjekin ëndrrat e tyre

“Është një nder i madh që prapë me u zgjedh si përfaqësuese e Kosovës, të njëjtën kohë kisha dashtë edhe me bo një thirrje të gjitha femrave që merren me sport, që mi ndjek ëndrrat e tyre edhe me vazhdu në këtë rrugëtim, për shkak se vetëm në atë mënyrë arrihet suksesi

“, tha Kryeziu.

EYOF do të fillojë garat më datën 20 mars dhe do të përfundojë më 25 mars.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu