Kryemadhi shigjeton Ramën dhe Bashën: Kemi nevojë për një parlament të vërtetë dhe jo teatër që certifikon aferat korruptive mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e pranishme në aktivitetin ku do të prezantohet ekipin e Gjeneratës për Ndryshim.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi foli për një nga nismat e LSI-së për të përfshirë të rinjtë në politikë, për të cilën theksoi se është e kriminalizuar. Sipas saj vendi ka nevojë për një parlament të vërtetë dhe jo teatër ku certifikohen aferat korruptive nga dy persona, duke shigjetuar kështu kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.
“Kemi nevojë për një parlament të vërtetë dhe jo teatër, që certifikon aferat korruptive midis dy personave që mbajnë peng sot Shqipërinë.”, tha Kryemadhi.
Ajo listoi nismat që ata kishin si synim të realizonim pas 25 prillit, po thekoi se në këto zgjedhje, kishin në krah si aleat një armik.
“Kur më erdhi njoftimi për këtë ide dhe hapa e ndërmarra e kam cilësuar si një nga aktivitet më të rëndësishme në këto dy dekada të të gjithë jetës së LSI. Ka ardhur si një iniciativë e të rinjve. Ne vijmë sot pas zgjedhjeve të 25 prillit ku kontributi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm përballë sfidave me bandat, me pabesinë. Me një partneritet që e kishim armik në krah. Votat janë mbështetje për vetë vizionin tuaj dhe pala elektorale nuk u përkthye në mbështetje. Kemi dashur të realizojmë disa ndryshime për të siguruar sovranitetin përmes votës. Duke filluar me ndryshimet rrënjësore për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Që prej ditës së parë e kemi pjesë të programit tonë”, tha Kryemadhi.
/Burimi: Priza.al/