Basha: Asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme

0
Gjigandi

Në përfundim të takimit me ministren e Jashtme të Suedisë, kryeopozitari shqiptar, Lulzim Basha u përqëndrua në deklaratë në takimin e parë që zhvilloi ditën e sotme, atë me presidentin Ilir Meta.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Basha tha se një prej çështjeve që u diskutua në takimin me Metën, ku të pranishëm ishin edhe aleatët e Partisë Demokratike, ishte zgjidhja e krizës politike. Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka refuzuar në paktën katër raste ofertën e institucioneve ndërkombëtare për ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.
E në këto kushte ku opozita, sipas Bashës, refuzon edhe shtyrjen e afatit për reformën zgjedhore, nuk ka asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme.
“Nuk mund të ketë asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakoshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale kushtetuese. Do të marrim të gjitha hapat e nevojshme si opozitë për zgjedhjet e prakohshme dhe do i bëjmë thirrje edhe qytetarëve shqiptarë për të marrë pastaj të gjitha hapat e nevojshme”, tha kreu i PD-së.
Basha deklaroi se opozita do të ketë gati në fillim të muajt dhjetor amendamentet për reformën zgjedhore.
Një tjetër çështje që është diskutuar në Presidencë është konflikti për Gjykatën Kushtetuese.
“U njohëm me provat tronditëse të procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Këto prova dhe fakte tronditëse vërtetojnë se qëndrimi i vetëm i këtij kryeministri është jo zbatimi i reformës, por kapja e sistemit të drejtësisë. PD dhe aleatët e kanë konsideruar prej fillimit një grusht kushtetues, por edhe një provë më shumë se me këtë qeveri reforma në drejtësi është e rrezikuar”, tha Basha.
  Zbardhet takimi/ Meta: Përshëndes qëndrimin e opozitës për zgjedhje të parakohshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu