Një 31-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
Mësohet se shtetasi Nikoll Dorzai ishte dënuar me rreth 8 vite e 4 muaj burg nga Gjykata italiane për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.
I riu ishte shpallur në kërkim pasi nuk kishte kryer dënimin e plotë, ku pas ekstradimit drejt Italisë ai do të duhet të kryejë 7 vjet, 7 muaj e 20 ditë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Trieste”, arrestohet përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Italisë, 31-vjeçari i dënuar me mbi 8 vjet burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, në Itali.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Trieste”, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Nikoll Dobrozi, 31 vjeç, banues në Krujë. Gjykata e Apelit Trieste, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 7 muaj e 20 ditë.
Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e 31-vjeçarit, drejt Italisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.