Kritikat ndaj Ronaldos, shpërthen motra e CR7: Portugezë meskinë, injorantë dhe mosmirënjohës

0
Gjigandi

Kristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të lumtur të karrierës së tij pasi kritikave te Mançester Junajtid i janë shtuar edhe ato në vendlindjen e tij, Portugali. Paraqitjet e tij të fundit me përfaqësuesen nuk kanë pëlqyer ndaj tifozët janë ngritur në kor duke kërkuar që tashmë ai të ulet në stol dhe t’i bëjë rrugë brezit të ri.

Por këtyre kritikave u ka dhënë përgjigje në mënyrë të ashpër, siç ndodh zakonisht, motra e futbollistit, Katia Aveiro, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale ka shpërthyer në akuza.

“Duhet mbështetur a që ka dhënë gjithmonë kontributin për Portugalinë. Por portugezët janë meskinë, të pamëshirshëm, injorantë dhe mosmirënjohës. Ka nga ata që ndihmojnë gjithmonë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë. Kristiano Ronaldo ishte dhe është thjesht lojtari më i mirë në botë.

Ka familjen e tij dhe ata që e duan në krah. Do të jenë gjithmonë në krah të tij, çfarëdo që të ndodhë. Nuk më çudit e gjithë kjo. Portugezët pështyjnë në pjatën në të cilën ushqehen, ka qenë gjithmonë kështu. Do të jemi gjithmonë me ty mbreti im. Rri i qetë”, shkruante Katia në rrjetet sociale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu