Kritika për Kosovën/ Gjermania e zhgënjyer për marrëveshjet

0
Gjigandi

Mosmiratimi i projektligjeve për ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat ranë dakort autoritetet e Kosovës, ka nxitur reagimin e ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt.

Kuvendi i Kosovës, në seancën e mbajtur më 11 qershor, dështoi të miratonte një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare financiare që Qeveria e Kosovës ka nënshkruar me mekanizmat ndërkombëtarë. Ambasadori Heldt e kritikoi Kuvendin për këtë gjë.“Fjala zhgënjim është shumë diplomatike. A do ta shohim së shpejti Kuvendin e Kosovës duke punuar? Kjo kishte të bënte me paketat e ndihmës për shtetin dhe popullin”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social, Twitter.
Heldt i ka bërë këto komente, ndërkohë që edhe shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, është shprehur “e zhgënjyer” që kuvendi nuk i ka miratuar këto legjislacione.Marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Kosovës, sipas Kushtetutës duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve.Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, dërguar REL, totali i marrëveshjeve të cilat duhet ratifikuar në procedurë të përshpejtuar përfshin pesë marrëveshje kredie në vlerë 228.1 milionë eurove dhe dy marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë 61 milionë eurove.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu