KQZ zbulon pjesëmarrjen në 6 bashki:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka shpallur numrin e votuesve deri në orën 19:00.
Sipas KQZ, rezulton se në total kanë votuar vetëm 30.33 për qind e 654.538 qytetarëve me të drejtë vote.
Dalja më e madhe ishte në Dibër – 43.35%, pasuar nga Vora 38.47%, Lushnja 35.96%, Rrogozhina 30.92%, Shkodra 29.11% dhe e Durrësi 26.4%.