KPF-ja diskutoi për pasqyrat financiare janar-mars 2022

0
KPF-ja diskutoi për pasqyrat financiare janar-mars 2022
Gjigandi

U mbajt sot mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa, ku janë diskutuar një varg pikash, mes tjerash edhe për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2022.

Lidhur me këtë pikë, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, Besnik Imeri, prezantoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2022. Sipas këtij dokumenti, shkalla e inkasimit të hyrave vetanake nga planifikimi vjetor është 16.95% ose mbi 167 mijë euro.

Ndërkaq për këtë periudhë nga mjetet e alokuara në të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike janë shpenzuar gjithsej mbi 2 milion e 565 mijë euro apo 90.96%. Për këtë periudhë të shpenzimeve, anëtarët e këtij komiteti kërkuan sqarime lidhur me disa shpenzime por edhe me inkasimin e mjeteve për këtë periudhë raportuese.

Në mbledhjen e sotme të KPF-së, gjithashtu janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2022, propozim vendimi për shpalljen interes të përgjithshëm për hapjen e rrugës së re në Zonën Kadastrale në Sllatinë, propozim vendimi për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të ankandit publik për dhënien e pronës së komunës në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë, propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik, propozim vendimi për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim, si dhe propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Ambulantes në fshatin Gushicë në Viti.

Gjithashtu, nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u dha një informatë për manifestimi tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut 2022”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu