Kosovë/ Stafi mjekësor shikon “Big Brother” në orar të punës, pacientët presin në koridore

0
Gjigandi

Një veprim skandaloz ka ndodhur nga mjekët në Ambulancën Orize në Gjakovë. Teksa pacientët kërkonin që të kryenin shërbimet shëndetësore që ofron ambulanca, stafi mjekësor kujdestar, kishin vëmendjen diku tjetër.

Në videon e bërë virale, shihet se mjekët kujdestar ishin të zënë duke parë “Big Brother Vip Kosova”, duke i lënë pacientët pa shërbime, me dhimbje e duke mos u marr fare me ta.

Gjatë një interviste, pacienti është shprehur se kishte shkuar në ambulancë për të rregulluar dhëmbin.

“Jam njeri më social, më ndihmon shteti, Komuna e Gjakovës, edhe është tu më dhimt dhembi, hala bile nuk e kom ndreq. Nuk pata pare me shku privat, shkova në ambulancën e shtetit, edhe ata aty nuk ma ndreqën dhembin se ishin kon tu pa filma, ‘Big Brother’ a sedi çka, edhe vendosa me ju bo video. Krejt kjo ka ndodhë sot ka ora 19:00’’, tha pacienti.

@indeksonlineks

Skandaloze: Stafi mjekësor shikojnë Big Brother në orar të punës, pacientët sillen në korridore❗️

♬ original sound – IndeksOnline

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu