Kosova me grup të vështirë ndaj Greqisë e Sllovenisë në Ligën e Kombeve

0
Gjigandi

Kosova do të përballet me një grup të vështirë në Ligën e Kombeve, pasi i ka rënë shorti të luajë me dy ndër kombëtarët më të forta në Ligën C, Greqinë dhe Slloveninë.

Kombëtares verdhekaltër i ra shorti – i mbajtur sonte në Amsterdam, të luajë në Grupin 3 të Ligës C në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

Përveç Sllovenisë dhe Greqisë, Kosova do të përballet edhe me Moldavinë

Në një format të garës vajtje-ardhje, dardanët do të udhëtojnë drejt dy vendeve që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Greqi dhe Moldavi.

Kosova – e cila bëri famë të madhe me paraqitjet në edicionin inaugurues të Ligës së Kombeve, duke e siguruar promovimin në një ligë të nivelit më të lartë dhe duke e siguruar një vend në play-off për kualifikim në Euro 2020 – do të kërkojë ta përsërisë të njëjtën edhe në edicionin e dytë.

RonaTyra

Ndeshjet do të zhvillohen mes shtatorit dhe nëntorit të këtij viti në një format vajtje-ardhje.

Fituesit e katër grupeve do të promovohen në Ligën B – niveli i dytë i garës – ndërsa Kombëtaret që përfundojnë në vendin e fundit në grupet e tyre përkatëse, do të luajnë në play-off për rënie në Ligën D.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu