Mediat italiane thonin sot se talenti ndërkombëtar i pokerit Matteo Mutti humbi jetën nga komplikacionet e Covid-19.
29 vjeçari kishte kaluar më parë leukeminë por megjithë trajtimet e specializuara nuk arriti të mbijetonte.
Matteos fillimisht dukej se i kishte buzëqeshur fati kur në janar kishte gjetur një donator të palcës kockore. Por pas dy muajsh autoritetet thonë se u infektua me Covid-19, i cili i shkaktoi dëme të pariparueshme në mushkëri, derisa u dorezua ndaj semundjes te merkuren.
Burimi: top-channel.tv