Kopshti Zoologjik hap dyert/ Ndryshon drejtimi i lëvizjes së mjeteve te “Liqeni i Thatë”, ja itinerari

0
Gjigandi

Kopshti i ri Zoologjik pritet të hapë dyert ditën e shtunë për të gjithë fëmijët e Tiranës, të cilët do të njihen me kafshët dhe mjediset e kësaj hapësire të transformuar.

Sakaq, Bashkësia e Tiranës ka marrë masa për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, duke ndryshimin kështu lëvizjen e tyre.

Prej ditës së shtunë qarkullimi në segmentin e rrugës “Liqeni i thatë” do të kthehet me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit nga rruga “Hamdi Sina” në drejtim të “Kopshtit Zoologjik”. Përjashtim bëjnë veç mjetet e Transportit Urban, i cili do vazhdojë lëvizjen sipas itinerarit që ka realizuar deri më tani, dhe rezervojnë të drejtën për kalimin në dy senset e aksit rrugor.

Ndërsa, aksesi hyrës i kalimit të automjeteve për qytetarët, për pjesën e rrugës që kthehet me një drejtim lëvizje, do të bëhet nëpërmjet kalimit në Unazën e Madhe të Qytetit, si dhe duke e aksesuar zonën te nyja e re, pranë Liqenit të Thatë (sipas hartës bashkëngjitur).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu