Konkurrenca pa dokumentacion në 4 tendera del i njëjti fitues/ Manastirliu “i fal” 6 miliard lekë Ermal Rizajt dhe partneres së tij

0
Gjigandi

Tenderat në Ministrinë e Shëndetësisë janë kthyer në monopol ku persona të paracaktuar futen në garë për të nxjerr fitues vetëm opsionin e paracaktuar dhe skualifikuar konkurrencën me të njëjtin motiv, mungesë dokumentacioni.

Tenderimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë më në krye Ogerta Manasterliun, të shpallur fitues në të njëjtën ditë (27 nëntor) lënë vend për dyshime. 4 tenderat kapin së bashku vlerën e 630,309,605 lekëve, ose ndryshe 99.7 % të fondit limit. Por, ajo që bie në sy në të 4 prokurimet, se garuesit e përjashtuar nga gara, janë po të njëjtat kompani, të cilët kanë marrë pjesë në prokurim por, nuk kanë paraqitur në asnjërën nga tenderat dokumentet. Pra lindin dyshime të forta se kompanitë janë futur në garë fiktivish, ndërsa fituesi ka qenë i përzgjedhur.

Konkretisht, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur fitues kompanitë O.E.S DISTRIMED – MONTAL, në tenderat për blerje “Ballonash dhe kateter guide dhe gida angioplastike”, “Set për përgatitjen për koronarografine angioplastike”, “Stenta të medikuara” dhe “Drug-eluting stent for restenosis-stenta të medikuara për restenozë”. Ndërsa garuesit e tjerë janë përjashtuar nga gara për mosparaqitje dokumentacioni.

Ballona dhe kateter guide dhe gida angioplastike
Ballona dhe kateter guide dhe gida angioplastike
Set për përgatitjen për koronarografine angioplastike
Set për përgatitjen për koronarografine angioplastike
Stenta të medikuara
Stenta të medikuara
Drug-eluting stent for restenosis-stenta të medikuara për restenozë
Drug-eluting stent for restenosis-stenta të medikuara për restenozë

Kompania Montal zotërohet 100% nga biznesmeni Skënder Lufi, ndërsa O.E.S DISTRIMED ka pronarë Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj. Të dyja kompanitë janë ndër më të ‘përzgjedhura’, pasi kanë fituar me dhjetëra tendera në sektorin e shëndetësisë.

Dhjetëra miliona euro nga paratë e shqiptarëve me tendera korruptivë, pa plotësuar kriteret, me tendera sekretë, pa garë fare ose me garë formale, të përcaktuar dhe me pazar në tavolinë, kanë shkuar në xhepat e çiftit Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj, pronarë të kompanisë farmaceutike OES Distrimed, me nipt: K31520054N. Vetëm gjatë viteve të fundit, çifti i tenderave korruptivë në shëndetësi ka marrë rreth 300 tendera me vlerë afër 80 milionë USD, gati sa njëri nga tre koncesionet mafioze të Ilir Beqjas.

Union Contact

Ndërsa Skënder Lufi, në shumicn e tenderave nga Open data ka rezultuar me flamur të kuq për mungesë të konkurencës. Përsa i përket vlerave të marra nëpërmjet tenderave në fushën e Shëndetësisë, kjo kompani renditet në vendin e 8 si përfituese e 5 MILIARDË LEKËVE pa TVSH e vetme.

QSUT është institucioni i Shëndetësisë, nga i cili kjo kompani ka përfituar tenderat me vlerën më të lartë! Përkatësisht 84 të tillë me një vlerë MBI 4 MILIARD LEKË pa TVSH.
68.5% të tenderave që ka përfituar, kjo kompani i ka fituar si operator i vetëm në garë, pa konkurruar me asnjë tjetër dhe 63% të tyre me Procedurë të Hapur, ndërsa 22,7% me Shtesë Kontrate./Abc24.al

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Vijon

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu