Përsëritet dhuna në qendrën në Pejë? Denoncimi: Një i moshuar u grimua, e gjeti djali me ‘make-up’

0
Gjigandi

Aktorja Kaltrinë Zeneli, e cila ka publikuar videon e dhunës dhe keqtrajtimit së të moshuarës Minire Nura në qendrën e azilit ‘Orenda’ në Pejë, ka hedhur dyshimet e një rasti tjetër të dhunës në këtë qendër.

Në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, aktorja tregoi se pas publikimit të videos me pamjet e rënda të të moshuarës Minire Nura, e kanë telefonuar për të denoncuar raste të tjera të dhunës që kanë ndodhur në këtë qendër.

Sipas saj, një familjar i kishte treguar se donte të takonte babanë e tij në qendrën ‘Orenda’ por nuk është lejuar, dhe kur është kthyer pas dy ditësh e ka gjetur me makiazh në fytyrë, duke hedhur dyshimet se babai i familjarit ishte dhunuar. Aktorja tregon se ka shkëmbyer këtë bisedë me familjarin e të moshuarit, pak kohë para publikimit të videos.

Një rast tjetër që ka pasur një familjar në Orenda, babanë më duket, ka treguar se kur ka dashur të shkojë të takojë prindin nuk e kanë lejuar dhe i kanë thënë të vijë pas 2 ditësh. Kur ka shkuar ta takojë e kanë lejuar vetëm 15 minuta dhe ka kuptuar që prindi ka qenë me grim në fytyrë dhe ajo ka dyshuar se e kanë grimuar që të mos dalloheshin shenjat e dhunës. Bëhet fjalë për pak kohë para publikimit të videos”, tregoi aktorja.

Keqtrajtimi i të moshuarës Minire Nura në qendrën “Orenda” në Pejë ishte një rast që e tronditi jo pak opinionin publik. Në rrjet u bënë virale pamjet nga dhuna e pamëshirshme që infermierja Aurona Pelaj po ushtronte ndaj nënës së dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nura.

RonaTyra

Në video shihej sesi Pelaj dhe tre kujdestaret në qendrën e azilit ku paguheshin për të punuar, e godasin e përplasin pas murit dhe e përqeshin të moshuarën duke filmuar gjithë skenën e rëndë. Debati për këtë ngjarje ka përfshirë edhe Shqipërinë, në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu