Konferenca e Kryetarëve ka zhvilluar mbledhje këtë të martë.
Në fjalën e tij deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se demokratët kan interes në ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e procesit sa i takon Invesimeve strategjike.
“Interesi ynë ka të bëjë vetëm për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e procesit sa i takon Invesimeve strategjike. Meqë mora fjalë më lejoni të sqaroj kërkesën e 60 deputetëve.
Është ndjekur praktika që për veprimtarinë normale të parlamentit, një tjetër urdhër i posaçëm, dy procedura të veçanta i keni bashkuar në një”, tha ai.