Komuna e Obiliqit fiton betejën ligjore në Apel kundër ZRRE-së

0
Komuna e Obiliqit fiton betejën ligjore në Apel kundër ZRRE-së
Gjigandi

Gjykata e Apelit e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Komunës së Obiliqi, të bërë më 12 prill ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë anulohet dhe çështja i kthehet të njëjtës gjykatës në rigjykim dhe rivendosje.

Aktvendimi i cili është marrë më 13 maj.

Sipas arsyetimit, Komuna e Obiliqit ka kërkuar që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të ZRRE-së në Prishtinë, i datës 8 shkurt të këtij viti, deri në përfundim të procedurës gjyqësore sipas padisë së ushtruar në Gjykatë, lidhur me këtë çështje, si e pabazuar.

Kundër këtij aktvendimi, ka ushtruar ankesë i autorizuari i paditësit , duke e kontestuar ligjshmërinë e të njëjtit, për shkak të aplikimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozim që të aprovohet në tërësi si faktikisht dhe juridikisht e themeltë ankesa e e Komunës së Obiliqit.

Gjykata ka vërejtur se në rastin konkret, paditësi me propozim ka kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit kontestues të paditurës ZRRE, të 8 shkurtit 2022, me të cilën ka vendosur që të “aprovohen tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me të drejtë të furnizimit me Shërbim Universal, që do të mblidhen nga 8 shkurti deri në shqyrtimin e ardhshëm tarifor”.

RonaTyra

Gjykata e shkallës së parë me aktvendimin e ankimuar, e ka refuzuar kërkesën e paditësit-propozuesit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit kontestues të 8 shkurtit, me arsyetimin se paditësi nga procat të cilat gjenden, nuk e ka bërë të besueshme me asnjë provë pretendimin e tij.

“Pas vlerësimit të fakteve të paraqitura, pas përmbushjes së obligimit ligjor konform dispozitës së cekur më lartë, gjykata në bazë të provave të paraqitura të administruara dhe të vlerësuara duhet të vlerësojë kërkesën e propozuesit lidhur me shtyrjen e ekzekutimit të vendimit dhe të merr vendim të drejtë dhe të bazuar në ligj, i cili do të përmbajë arsyetimin lidhur me vendimin e marrë dhe sqarimin me hollësi se cilat nga pretendimet e paditësit apo të paditurës janë bazuar dhe në cilat prova e të cilat e bëjnë të ditur shkaktimin e dëmit dhe plotësimin e kushtit ligjor konform nenit përkatës”

, thuhet në aktvendimin e Apelit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu