Komisioni i Ligjeve/ Alibeaj replikë me Bushkën: Si ua ka shpjeguar ministresha?

0
Gjigandi

 

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibej ka mbajtur fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve.

Alibeaj gjatë diskutimit në sallë Alibej ka përdorur termin “ministresha”, që u cilësua si fyese nga socialistët.

“Sensibilitet i ndjejnë ministri, ministresha në rastin konkret. Do doja të dija si ua ka shpjeguar ministresha juve urgjencën në këtë rast Ministresha është fyerje?”, tha ai.

Pjesë nga biseda:

RonaTyra

Alibeaj: Së pari një parashtesë më duhet ta bëj në respekt dhe të atyre që kanë ardhur. Një akt normativ është një akt që miratohet nga qeveria. Sensibilitet i ndjejnë ministri, ministresha në rastin konkret. Do doja të dija si ua ka shpjeguar ministresha juve urgjencën në këtë rast Ministresha është fyerje?

Bushka: Zoti Aliebaj thjesht ruajmë etikën. Sipas kushtetutës ministri thuhet, nuk përdorim as gjuhën me ndjeshmëri gjinore

Alibeaj: Ministri t’i them edhe pse është femër? Pandi kujdes, kujdes (…) Si jua kanë shpjeguar ju urgjencën? Cila ka qenë nevoja apo pengesa që të mos e miratonte qeveria dhe pastaj ta sillte në parlament? Ju paraqiteni sot 20 ditë më pas, kohë e mjaftueshme që del dhe tepron edhe për të miratuar një ligj me procedurë të përshpejtuar. Pse keni zgjedhur të ecni me akte normative

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu