Komisioni Hetimor, Rama: Unë kam ardhur këtu për të zbardhur të vërtetën, ju respektoni ligjin!

0
Komisioni Hetimor, Rama: Unë kam ardhur këtu për të zbardhur të vërtetën, ju respektoni ligjin!
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama këtë të mërkurë ka nisur me dëshminë e tij për çështjen e inceneratorëve në Komisonin Hetimor parlamentar. Që në nisje të dëshmisë së tij, kryeministri Rama i kërkoi kryetares së këtij Komisioni, Jorida Tabaku të respektojë ligjin.

Rama tha se në ligjin për komisionet hetimore ka lexuar se Komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale dhe as të ushtrojë atributet e gjykatës, duke shtuar se në asnjë rast nuk mund të ofendojë personat e thirrur për të dëshmuar edhe pse një gjë e tillë më parë është përsëritur shpesh.

“Unë këtu kam ardhur si dëshmitar dhe do t’ju sugjeroj që të mos eksportoni këtu debatin parlamentar apo debatin televiziv. Mendoj se ky komision është shumë i rëndësishëm. Unë i kam  dhënë mbështetjen e plotë dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës dhe vetëm të vërtetës. Nëse doni që të jem kështu deri në fund respektoni punën e këtij komisioni”,

tha Kryeministri.

Nga ana tjetër, Tabaku theksoi se është në interesin e këtij Komisioni që të zbardhet e vërteta, duke shtuar se është e sigurtë që ju nuk do të silleni si dëshmitarët e tjerë.

RonaTyra

Tabaku: Keni miratuar një ligj për pronarët përftues. A është Lefter Koka pronar përfitues ku ka përfituar 4 milion euro nga kjo aferë?

Rama: Zonjë, unë kam ardhur në këtë komision jam njohur me detyrimet e mia si dëshmitar dhe me detyrimet tuaja si komision, anëtar e kryetare.

Në ligj kam lexuar që komisioni nuk ngre akuza penale e as të ushtroje atributet e gjykatës.

Në asnjë rast nuk lejohet që anëtarët e komisionit te fyejnë apo të prekin dinjitetin personal të personit të thirrur si dëshmitar, këtë e keni bërë në mënyrë të përsëritur dhe madje në këtë komision është përsëritur akuza e grupit të strukturuar kriminal.

Këtu kam ardhur si dëshmitar, do ju kërkoja të bëni punën tuaj e unë të bëj punën time do ju sugjeroja në këtë komision mos eksportoni debatin parlamentar apo televiziv, ky është sugjerim mbetet në tagrin tuaj nëse do e bëni apo jo.

Unë i kam dhënë mbështetjen e plotë komisionit opozitar është lënë e lirë të thërrasë dëshmitarët që kanë dashur jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës e vetëm të vërtetës.

Nëse doni të mbetemi të tillë deri në fund, respektoni ligjin edhe ju. Nëse do bëni zgjedhjen që keni bërë në ditë të tjera unë do u përgjigjem po ashtu.

Tabaku: A është Alqi Bllako përfitues?

Rama: Më duhet të them se shkelët ligjin dhe nuk dua asnjë opinion tuaj dhe mbajeni për vete dhe shkruajeni në raport, faktet këtu janë ata që kemi ardhur për tu ballafaquar me dokumente dhe jo mbi spekulime.

I pyetur për lidhjet miqësore të ministrit Ahmetaj, sipas Tabakut, me personat që kanë marrë inceneratorët, Rama me ironi deklaroi se “unë e kuptoj që Big Brother në këtë periudhë ka krijuar një audiencë të madhe, por se kush është miku i kujt, se kush fle me kë dhe kush zgjohet më kë, nuk janë në dispozitat kushtetuese të Kryeministrit të Shqipërisë”.

“Kjo është jashtë kompetencave të mia që të informohem dhe të studioj miqësitë të secilit prej jush. Jam i painteresuar se çfarë bëjnë të tjerërt pasi kam refuzuar të jap llogari se ç’bëj vetë në jetën private”, tha më tej kryeministri.

Kryetarja e Komisionit Hetimor, znj.Jorida Tabaku të njëjtën pyetje i bëri edhe për ish-ministrin Gjiknuri, se a është ai një pronar përfitues?

“Më keni bërë pyetje sikur jemi mbledhur këtu për thashetheme. Këto nuk janë temë e këtij komisioni hetimor në këndvështrimin tim. Doni të përqendroheni tek çështje, jo tek ‘afera’ që është çështje juaj? Mund ta përsëritni kudo përveçse përballë meje si dëshmitar. Afera është opinion”, tha Rama, duke bërë thirrje për përqendrim tek çështja.

Ky komision hetimor ka nisur në datën 28 tetor të vitit 2021, me kërkesë të deputetëve të opozitës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu