Kokrrat e breshrit si topa tenisi, humb jetën 1-vjeçari

0
Gjigandi

Një breshër me kokrra të cilat kalojnë përmasat e një topi tenisi ka ndodhur në zonën katalane të Spanjës, veçanërisht të qytezës La Bisbal de l’Emporda.

Fenomeni ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, me xhama të thyera të automjeteve, banesave dhe bizneseve, si dhe çati të deformuara.

Sipas autoriteteve katalane, janë rreth 30 personat e lënduara dhe që gjenden në spital, ndërkohë që për një fëmijë vetëm 1-vjeçar, rrëmbimi i breshrit ka rezultuar fatal, duke ndërruar jetë në spital.

Sipas meteorologëve, shkak i fenomenit vjen si paradoks nga ngrohja e temperaturave që kanë sjellë stuhi të tipit tropikal të quajtur Medikane, që sipas tyre mund të shtohen edhe më shume në vitet në vijim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu