Kodi i ri Zgjedhor, ja 7 ligjet që ndryshojnë

0
Gjigandi

Produkti i këshillit politik në funksion të marrëveshjes së 5 qershorit dhe zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODHIR konsistonte ne:

1. Miratimin e amendimeve ne ligjin ekzistues zgjedhor qe do sherbeje per dy proceset e ardhshme elektorale.
2. Miratimin e amendimeve ne 7 ligje te tjera permes te cilave sanksionohen masa qe adresojne rekomandimet e osbe/odihr por edhe shqetesimet e opozites jashteparlamentare pertej thjesht rekomandimeve. Ketu perfshihen nderhyrje ne kodin penal, kodin e procedures penale, ligjin e sinjalizuesve, ligjin e partive politike, ligjin per policine, ligjin per prokurorine, ligjin per statusin e gjyqtareve.
3. Ligji i ri zgjedhor i cili do duhet te miratohet tani dhe hyn ne fuqi per te ardhmen ne 2023, pas dy proceseve te ardhshme zgjedhore.
Pika e pare eshte votuar tashme ne Kuvend ne 23 Korrik, pra amendimet e kodit zgjedhor ekzistues sipas marrveshjes së 5 Qershorit
Pika e dyte, shtate ligjet moren dakordesine finale ne mbledhjen e keshillit politik, te dates 23 Korrik.
Gazetari i Topchannel Muhamed Veliu raporton se ditën hene depozitohen ne Kuvend per te ju nenshtruar procedures parlamentare ndryshimet ligjore të 7 ligjeve.
Vlen për tu theksuar se këto ndryshime ligjore, kerkojne shumice te cilesuar ndaj serish merr peshe roli i opozites parlamentare.
Pika e trete, pra ligji i ri zgjedhor qe percakton edhe depolitizimin e administrates zgjedhore pas dy proceseve te ardhshme eshte ne fazen finale.
Duhet te marre dakordesine perfundimtare nga keshilli politik dhe me pas kalon dhe ai per kuvend dhe votim.
 
Vijon…

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu