KLGI organizon konferencën ‘Forumi Rajonal i Dialogut dhe Bashkëpunimit’

0
KLGI organizon konferencën ‘Forumi Rajonal i Dialogut dhe Bashkëpunimit’
Gjigandi

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizon konferencën vjetore ‘Forumi Rajonal i Dialogut dhe Bashkëpunimit’.

Konferenca Organizohet në kuadër të projektit “Dialogu për Komunat Evropiane – DEM” dhe  synon të rris bashkëpunimin dhe dialogun ndërmjet autoriteteve lokale në rajon.

Kjo komponentë afirmon krijimin e një platforme për dialog rajonal, komunikim, bashkëpunim, shkëmbim praktikash dhe promovim të iniciativave të përbashkëta.

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë: Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës,  Besnik Bislimi; Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi; Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grondahl; Zëvendëskryeministri i Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj; Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Gjithashtu, pjesë e takimit janë kryetarë komunash dhe përfaqësues të autoriteteve lokale nga rajoni dhe përfaqësues të Ambasadave dhe organizatave vendore ndërkombëtare në Kosovë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu