KK Besa mburret me Albinot Selmanin, i 7-ti në Kampionatin Evropian

0
KK Besa mburret me Albinot Selmanin, i 7-ti në Kampionatin Evropian
Gjigandi

Karateisti Albinot Selmani ka arritur sukses të mirë në Kampionatin Evropian. Renditja në vend të shtatë është një sukses i madh, vlerësohet edhe nga klubi i karatesë Besa e Obiliqit.

“Albinot Selmani renditet  i 7-ti ne Kampionatin Evropian për senior.

Krenar me këtë rezultat te arritur nga Kampioni jonë në një eveniment më te madh të nivelit Evropian

Pas dy fitoreve kundër ukrainasit dhe rumunit, Albinoti u përball kundër medalistit olimpik, botëror dhe evropian me turku  Samdan Eray në finale te tatamit, duke treguar nivel te lartë profesionalizmi dhe zemër luftëtari, po ashtu si me kundërshtarët e tij të mëparshme qe tregoi qe kemi punuar mirë ne parapërgatitje të këtij kampioni.

Albinoti doli në repesazh kundër gjermanit luftë e cila e çonte ne finale për medaljen e bronztë, ne këtë duel ishte i pa fat edhe kësaj radhe, deri ne fund ishte duke fituar 3:1 por ne 20 sekondat e undit nuk arriti ta mbaronte rezultatin dhe kundërshtari i tij arriti te fiton Ippon qe janë 3 pikë ne favor te Gjermanit qe përfundojë me 3:4.
Albinot Selmani edhe në këtë Evropian tregoj që ka një të ardhme te ndritur në karatenë evropiane.

RonaTyra

Ne gjithë këtë rrugëtim deri me tani nuk do ishte e mundur po mos te kishte një trajner profesional si është Sensei Isak Curri të cilin e falënderojmë dhe i urojmë punë te mbare dhe plotë suksese me kampionet e Obiliqit.

Ky sukses i takon gjithë atyre që kontribuan ne zhvillimin dhe forcimin e kampionit Albinot Selmani.
Vazhdojmë tutje me shëndet dhe punë serioze drejt sukseseve ndërkombëtare”

, shkruajnë sensei Isak Curri, trajner Remzi Haliti dhe kryetari i klubi Arben Sadiku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu