Kishte lidhje me vrasjen e Ergys Dashit në Ekuador, ekzekutohen në burg ‘El Patronit’

0
Gjigandi

Është ekzekutuar në mënyrë makabre Leandro Antonio Norero Tigua brenda burgut në Ekuador. I cilësuar si ‘shef’ i krimit Leandro Norero Tiguas iu pre koka gjatë një trazire brenda institucionit të vuajtjes së dënimit më 3 tetor.

Vrasja e tmerrshme është filmuar. Leandro Antonio Norero Tigua, alias El Patron akuzohej se kishte lidhje me vrasjen e shqiptarit Ergus Dashi në Ekuador për ccështjes trafiku droge. Mësohet se Leandro Antonio Norero Tigua ishte arrestuar që nga maji 2022 për një rast pastrimi parash. Shqiptari Ergus Dashi u vra më 23 janar të 2022 me 20 plumba në një lokal në Ekuador.

Ndërkohë, viktima e sotme ishte proceduar penalisht për gjoja drejtimin e një organizate kriminale që përfshinte një tufë kompanish që shisnin automjete, transport, import eksport si dhe ndërmarrje shërbimi. ‘Karriera’ kriminale e El Patron filloi në vitin 2006. Ai u arrestua për armëmbajtje pa leje. Gjatë viteve në vijim, Norero thuhet se mori mbështetjen e politikanëve të korruptuar, gjë që e lejoi atë të organizonte rrjetet e trafikut të drogës nga portet e Guayaquil dhe Machala.

Norero konsiderohej nga autoritetet kundër narkotikëve dhe inteligjencës si një nga trafikantët kryesorë të drogës në Ekuador. Paratë e gjeneruara nga aktivitete të ndryshme të paligjshme financuan aktivitete të mëtejshme kriminale të mega bandave si Los Lobos, Los Tiguerones, Lagartos dhe Chone Killers, organizata që janë identifikuar të kenë lidhje me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco. Norero fitoi famë pas vrasjes së Jorge Luis Zambrano i njohur si ‘Rasquiña’ në dhjetor 2020. Rasquiña ishte udhëheqësi i Los Choneros, krahu i armatosur i kartelit Sinaloa.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu