Kina refuzon “çarmatimin”: Nuk vijmë në bisedime!

0
Gjigandi

Kina është duke refuzuar pjesëmarrjen në bisedimet për çarmatim, që pritet të zhvillohen mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme sipas agjencisë , transmeton DPA.

Zyrtarët amerikanë dhe ata rusë, pritet të takohen në Vjenë më 22 qershor, për një rreth të ri të bisedimeve për kontrollin e armëve. Shtetet e Bashkuara kanë shpresuar që Rusia do të mund ta bindë Kinën për t’iu bashkëngjitur negociatave për kufizim të rezervave bërthamore në të trija këto shtete.
Shtetet e Bashkuara janë larguar së fundmi nga disa traktate ndërkombëtare për kontrollin e armëve, duke kërkuar përfshirjen e Kinës në diskutimet e reja. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, ka thënë se Pekini ka treguar edhe më herët se nuk do të jetë pjesë e bisedimeve trepalëshe.
“Ne kemi vërejtur se SHBA-ja e ka shtyrë Kinën në këtë çështje… pavarësisht se kur ngrihet, me qëllim të ikjes nga përgjegjësia që ka”, ka thënë Hua.
Pretendimet e Uashingtonit se dëshiron të negociojë në mirëbesim “janë tejet qesharake dhe as nuk tingëllojnë si të vërteta”, ka thënë mes tjerash ajo.
 

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu